210 kilogramë duhan i grirë në pako dhe 607 kilogramë duhan i papërpunuar janë konfiskuar nga njësitë anti-kontrabandë i Doganës së Kosovës.
Dogana e ka ndërmarrë këtë aksion në rajonin e Vitisë në tri lokacione të ndryshme me dyshimin se ekzistojnë veprimtari ilegale të përpunimit të duhanit dhe produkteve të tij.
Pas kontrollit në këto tri lokacione në dy prej tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar kjo sasi e duhanit dhe një makinë për përpunimin e tij.
Dogana ka njoftuar se ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë penale.