Dogana mblodhi mbi 858 milionë euro

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Dogana e Kosovës, deri më tani ka arritur që arkën shtetërore të mbush me 858.2 milionë euro.

Njohësit e ekonomisë, në vend vlerësojnë se institucionet e Kosovës, duhet që të bëjnë plane që Kosova të mos jetë e varur vetëm nga importi dhe të hyrat të varen nga dogana, por duhet të rritet prodhimi i brendshëm.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar se deri tani Dogana ka mbledhur 858.2 milionë euro.

“Në krahasim me vitin e kaluar ka rritje për 95.7 milionë euro, pasi që nga viti i kaluar patëm 762.3 milionë euro”, tha ai, për Rtklive.

Sipas Stavilecit, importi më i madh është nga vendet e CEFTA-s , vendet e rajoni si dhe nga Azia dhe shtet e Bashkimit Evropian.
Kurse eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, tha se Dogana ka ngritur shkallën e mobilizimit për të mbledhur sa më shumë të hyra. “Por, këto rezultate nuk janë për mburrje. Ato tregojnë varfërinë dhe nivelin e ulët të zhvillimit të brendshëm dhe varshmërinë e madhe që ka buxheti që na vilet në kufijtë e Kosovës”, ka thënë Rexhepi për Rtklive.

Edhe profesori universitar, Isa Tahiri, ka thënë se është për lëvdatë që të hyrat në Doganë janë rritur, por duhet stimulimi i prodhimit vendor.

Sipas tij, një meritë për të hyrat në doganë janë edhe nga mërgimtarët. “Kjo tregon se ata po investojnë në Kosovë, megjithëse është më shumë konsumuese”, ka thënë ai për Rtklive. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme