Dogana merr 736 milionë euro për 8 muaj

Gjatë periudhës raportuese Janar-Gusht të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 736.4 milion euro, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej rreth 18 milion euro apo 2.5%  me shume se periudha e njëjtë e vitit paraprak. 

Për më tepër, ndikimi ne te hyrat nga pakot fiskale që i referohen lirimit ne import te taksave për prodhues përgjatë periudhës raportuese është rreth 49.9 milion €, që paraqet një rritje prej rreth 173% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërsa sa i përket lirimeve sipas MSA, duhet theksuar se ndikimi negativ në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 28.9 milion € apo rreth 44.52% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Ndikim në të hyra ka pasur edhe kufizimi i importit te automjeteve te përdoruara deri ne 10 vite, ku ne ketë kategori tek importi i veturave  vërehet një rënie e theksuar e te hyrave krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 8361 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie ne te hyra tek kategoria e veturave rrethe 12 milion € më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme