Gjatë dy javëve të fundit, zyrtarët doganorë në tërë vendin kanë parandaluar disa tentativa për kontrabandë dhe import të paligjshëm, duke zbuluar mallra të ndryshme nga motoçikleta dhe gjilpëra për tatuazh, deri te cigaret, sandale për fëmijë dhe dokumente false. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, doganierët në bagazhin e regjistruar të një udhëtari me fluturim për Londër kanë gjetur 18 pako cigare pa pulla akcize dhe 20 kuti duhan, gjithashtu pa pulla akcize. Në një rast tjetër, shërbimi me skanerë mobil ka zbuluar 5,476 pjesë pajisje për tatuazh, gjilpëra bojëra dhe mjete të fshehura në krevatin e sipërm në kabinën e një kamioni të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Janë sekuestruar gjithashtu 3,755 palë sandale për fëmijë, 64 karroca dhe 24 biçikleta në pikën kufitare Bllacë. Në një kamion me targa shqiptare në pikën kufitare Deve Bair janë gjetur 5,000 pjesë plastike për dritare, po ashtu pa dokumentacion. /Alsat.mk