Dogana tregon për llojin e mishit që u importua nga Belgjika në dy vitet e fundit

Vetëm në 2 vitet e kaluar dhe në tremujorin e parë të këtij viti, në Kosovë kanë hyrë më se 633 mijë e 150 kilogramë mish të llojeve të ndryshme nga Belgjika.

Në Belgjikë para pak ditësh ka shpërthyer skandali në lidhje me cilësinë e mishit që e konsumojnë qytetarët, pas zbulimit se firma “Veviba”, një nga furnizuesit më të rëndësishëm, ka funksionuar në kushte të papranueshme sanitare, dhe ka manipuluar me përmbajtjen e mishit.

Këtë mish të skaduar para shumë vitesh dyshohet se e kanë konsumuar edhe qytetarët e Kosovës. Brenda një viti nga Belgjika në Kosovë hyjnë mbi 200 mijë kilogramë mish. Kurse, brenda vitit në Kosovë hyjnë mbi 40 milionë kilogramë lloje të ndryshme të mishit.

Vetëm në 2 vitet e kaluar dhe në tremujorin e parë të këtij viti, në Kosovë kanë hyrë më se 633 mijë e 150 kilogramë mish të llojeve të ndryshme nga Belgjika.

Për këtë mish, qytetarët kanë shpenzuar 467 mijë e 174 euro.

Lajmi.net ka siguruar nga Dogana e Kosovës të gjithë llojet dhe sasinë e mishit që ka hyrë nga Belgjika në dy vitet e fundit dhe në këtë fillim vit.

Në bazë të këtyre statistikave, viti kur nga ky vend u importuar më së shumti mish është 2016-ta. Më shumë se 276 mijë e 916 kilogram mish u importuan gjatë atij viti, në vlerë prej 244 mijë e 700 euro.

Mish i gjedhit të ngrirë në këtë fill të vitit nuk është importuar nga Belgjika për në Kosovë, pos mishit të pulës, i cili është në sasi prej 127 mijë kilogramëve.

Mish u përket disa llojeve si mish gjedhi, pule, mish prej gjelave të detit, të tjera të brendshme nga pula e krahë të pulës.

Për të parë sasinë dhe llojin e mishit, kliko në tabelën e më poshtme. /Lajmi.net/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme