Rreth 43 kilogram stoli prej ari në vlerë prej rreth 2,3 milion euro janë zbuluar dhe sekuestruar në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit. Stolitë janë gjetur te një person me dokument udhëtimi serb, që kishte arritur në Shkup nga Stambolli. Kutirov tha se është njoftuar prokurori kujdestar publik dhe për momentin po zhvillohen hetimet. Ajo nuk dha shumë detaje nga ku ka ardhur dhe cili ishte destinacioni i mallit. Drejtoresha e Doganave theksoi se së bashku me këtë rast, shkon në 18 numri i rasteve të parandalimit të tregtisë së palejuar që nga fillimi i këtij viti. Kutirov tha se në vitin 2022 janë evidentuar 114 raste të parandalimit të tregtisë së palejuar, që është dyfishi i rasteve të regjistruara në 2021, ku kishte vetëm 58 raste.
“Pas njohurive paraprake dhe dyshime të bazuara, person me dokument udhëtimi serb, që ka arritur me fluturimin e rregullt të natës nga Stambolli, është referuar për një kërkim të detajuar të bagazhit. Gjatë kërkimeve në valixhen dhe valixhen e dorës është zbuluar stoli e shumëllojshme e arit të paketuar në qese najloni, mes të cilave edhe stoli e arit të bardhë me diamante me certifikata të bashkangjitura. Personi paraprakisht është udhëzuar për në kanalin e gjelbër dhe nuk e ka paraqitur mallin”, deklaroi Sllavica Kutirov, Drejtoria e Doganave. /Alsat.mk