Doganat me arkëtim rekord në korrik, mbi 14 miliardë denarë në buxhet

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë muajit korrik kanë realizuar të ardhurat më të larta mujore në histori, në vlerë prej 14,14 miliardë denarësh, ose 1,5 miliardë denarë (11,8%) më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, deklaroi se këto rezultate dëshmojnë se sistemi i ndërtuar gjatë dy viteve të fundit po rrit aftësinë e shtetit për të gjeneruar më shumë të ardhura.

Sipas tij, fakti që për të katërtën herë në dy vitet e fundit po thyhen rekordet historike të arkëtimit nuk është i rëndësishëm vetëm për shkak të shifrave, por edhe për trendin që tregon efikasitetin e sistemit.

Nga Drejtoria Doganore njoftojnë se rritja e të hyrave në korrik është ndikuar kryesisht nga: rritja e furnizimeve me pajisje nga Ministria e Mbrojtjes,-importi më i lartë i naftës dhe derivateve të saj,-si dhe rritja e importit të duhanit dhe produkteve të duhanit.Në periudhën janar–korrik 2026, Drejtoria Doganore ka realizuar gjithsej 80,5 miliardë denarë (rreth 1,3 miliardë euro) të ardhura, që janë 87,6 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

The post Doganat me arkëtim rekord në korrik, mbi 14 miliardë denarë në buxhet appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme