Dogji bashkëshorten me benzinë për shkaqe xhelozie dhe u arrestua një muaj pas ngjarjes, gjykata jep vendimin për 45-vjeçarin Bledar Trëndafili

Mësohet se Gjykata e Korçës ka lënë në burg 45 vjeçarin Bledar Trëndafilin, i cili dogji me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili.


Bledar Trëndafili doli ditën e sotme para togave të zeza ku u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga Gjykata e Korçës.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 31 Gusht, por babai i dy fëmijëve u arrestua rreth 1 muaj pasi ngjarjes.

Gjatë periudhës që qëndroi në arrati Bledar Trëndafili ishte fshehur në zona të ndryshme të qarkut, por vetëm pasi autori ka shkuar në lagjen 4 të qytetit është mundur të bëhet arrestimi i tij. Ngjarja mësohet ndodhi  rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa 31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna.

Ajo është ndaluar nga Bledari pak metra larg banesës ku jetonte me nënë e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes me 45-vjeçarin dhe ky i fundit i ka hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

E dëmtuara pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Korcës u transportua drejt Tiranës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme