Dokumentet e CIA, ja kush ishin agjentët e parë shqiptarë që bashkëpunuan me amerikanët

Një pjesë e madhe e shqiptarëve të larguar jashtë vendit, gjatë regjimit komunist, bashkëpunuan me CIA. Në një dokument të deklasifikuar nga shërbimi sekret amerikan, tregohen emrat e disa shqiptarëve që u rekrutuan dhe u dërguan në Shqipëri për operacione të ndryshme, me qëllim rrëzimin e regjimit komunist. Mes tyre përmenden emra si Xhevdet Bloshmi apo Alush Lleshakanu. Ata dhe disa të tjerë janë lëshuar në shkurt 1949 në Mirditë dhe u pajisën me radio të posaçme. Më pas tregohet se si agjentë arritën që të largohen nga Shqipëria në prill të 1949 nga Greqia.

Agjentët e rekrutuar

Objektivat e inteligjencës janë caktuar nga Uashingtoni, duke përfshirë dhe informacionin e dëshiruar mbi grupet e rezistencës, kushtet e brendshme politike dhe instilacionet ushtarake të mbrojtjes. Plani ka hyrë në fazën operacionale në shkurt 1949, kur katër agjentë në dy grupe me mjete të veçanta radio, u lëshuan në kushte perfekte të motit në pikën e dëshiruar në Serrisht, në Mirditë. Agjentët ishin Alush Lleshakanu e Xhevdet Bloshmi të grupit të parë, dhe Ndue Gjonmarkaj e Ndue Mlyshi në grupin e dytë. Shyqyri Biçaku dhe Kolë Çuni ishin pjesë e grupit të dytë mbështetës, por po mbahen në rezervë për arsye shëndeti të keq. Ende nuk është vendosur kontakt radio me dy grupet e para. Një fluturim në kushte të mira moti u krye mbi Shqipëri natën e 12 prillit, por nuk u vërejt asnjë sinjal në zonën e caktuar, sipas planit paraprak. Më 24 prill, Ismail Vërlaci mori një kabllogram komercial nga Kastoriaja në Greqi, të nënshkruar nga Lleshanaku, ku thuhej se ai dhe Blloshmi kishin arritur mirë në Kastoria. Më 28 prill, ai mori telegramin se dy agjentët kishin arritur në Athinë, ku menjëherë u vunë në kontakt me qendrën tonë atje për dhënie të informacioneve.

Ndërhyrja nga fqinjët

Gjatë veprimeve të revolucionit, forcat e stërvitura prej rreth 4000 shqiptarësh që pretendohet se ekziston në Jugosllavi dhe forcat ushtarake të Greqisë e Jugosllavisë, duhet të qëndrojnë të gatshme për asistencë nëse lind nevoja. Forcat greke dhe jugosllave duhet të tërhiqen menjëherë prapa kufijve të tyre sapo revolucioni të ketë shpallur suksesin. Flota e gjashtë amerikane do të bëjë manovra në detin Adriatik e Jon gjatë revolucionit, për të mbuluar zbarkimet amfibe dhe për të ndihmuar revolucionarët në rast nevoje. Ajo nuk do të ketë një rol aktiv nëse nuk thërritet për këtë. Flota do të mbetet në zonë për disa javë për të shkurajuar dhe parandaluar veprime antagoniste nga Bashkimi Sovjetik apo satelitët e tij. Të organizohen zgjedhje të lira për qeverinë demokratike. Teksa shumë nga rekomandimet individuale në paragrafët e mësipërm mund të mos jenë të nevojshëm, është me rëndësi të kërkohet neutraliteti miqësor i Italisë, Greqisë e Jugosllavisë për përmbysjen e qeverisë shqiptare, në mos bashkëpunimi i tyre aktiv.

Trajnimet në Gjermani

Grupet e vlerësimit të CIA kanë analizuar më shumë se 200 individë në Kompaninë e Gardës në Gjermani dhe kanë zgjedhur 66 prej tyre si më të kualifikuar për operacione. Strukturat ekzistuese për trajnimin e agjentëve në Gjermani janë tashmë, pas kompletimit të trajnimit për agjentët bullgarë, të gatshme për stërvitjen e agjentëve shqiptarë. Trajnimi i operatorëve radio do të bëhet në kohë për të furnizuar operacionet e fundit të verës. Kontraktorët tanë kanë marrë një tjetër qendër stërvitjeje në Gjermani, përveç asaj në Hambuechen dhe është më efektive sesa qendra jonë e parë atje. Kampi i refugjatëve shqiptarë në Lavrion në Greqi është analizuar nga Partia e Legalitetit dhe është hartuar një listë prej 117 shqiptarësh që mund të shërbejnë si agjentë, të cilët aktualisht po u zbardhen të dhënat nga grupet e sigurisë. Një broshurë në lidhje me episodin e bombës është hartuar në Londër prej 8 prillit, por nuk është lëshuar mbi Shqipëri për arsye të masës së ndalimit të vendosur nga Departamenti i Shtetit. Por gjithsesi misioni i furnizimit u lejua të lëshonte 50.000 kopje të kësaj broshure në disa lokalitete si instrument mashtrimi. 500.000 kopje të broshurës që njofton nisjen e transmetimeve klandestine radio kanë mbërritur në Athinë, duke u bërë në total 1.500.000 broshura që do të shpërndahen me heqjen masës së ndalimit në 3 qershor 1951.

Transmetimet radio

Mjeti detar me stacion e radio klandestine ka krijuar bazën e tij në Patras të Greqisë dhe një oficer ndërlidhjeje mes detit dhe tokës do të shkojë në Patras në maj. Nisja e transmetimeve besohet të nisë rreth 15 majit, pasi është penguar nga vështirësitë teknike dhe të personelit. Ndërkohë po kryhen riparime në pajisjet e telegramit të dëmtuara gjatë kalimit të oqeanit. Mbledhja e stafit të propagandës po përfundon në Greqi dhe pritet të arrijnë në vend redaktori i propagandës dhe një tjetër teknik radio. Tekstet që do të transmetohen dërgohen fillimisht në Uashington. Dega e propagandës në Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë po rrit prodhimin e saj dhe materiali i kalon nevojat e përmuajshme prej 500.000 broshurash. Përveç kësaj Komiteti po prodhon material të bollshëm edhe për gazetën e Komitetit që botohet në Nju Jork.

Aktivitetet politike ende nuk kanë zgjidhur problemet e brendshme politike mes grupeve të Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, megjithëse ai vazhdon të funksionojë si një njësi duke dhënë mbështetje të konsiderueshme me juntën e tij ushtarake dhe me degën e propagandës.

Dy numrat e prillit të gazetës së Komitetit u botuan në kohë. Said Kryeziu, anëtar i kryesisë së Komitetit për Shqipërinë e Lirë (NCFA) dhe drejtues i Partisë Agrare, i cili ka vizituar Kompaninë e Gardës në Gjermani, pritet të jetë në SHBA më 10 maj, në një vizitë që ka si qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes tij dhe anëtarëve të tjerë të NCFA`

1951-1952

Memorandum

Përshkrim i projektit dhe zhvillimeve të tij në ShqipëriObjektivi i projektit OBHUNT është infiltrimi i agjentëve në Shqipëri me qëllim krijimin e rrjeteve të rezistencës, bazave të sigurta dhe inteligjencës operative. Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë po reklamohet si sponsor i këtyre operacioneve dhe objektivi final i tyre është krijimi i një bërthame force sulmuese dhe drejtuese për popullatën, kundër regjimit aktual në kohën e duhur. Një nga asetet kryesore të projektit është grupi prej 25 shqiptarësh të stërvitur që mbahen në Athinë, por me vlerë konsiderohen dhe elementë të tjerë në Kampin grek të Lavrionit, të cilët përbëjnë material premtues me anë të refugjatëve që vijnë aty nga Shqipëria herë pas here. Një tjetër aset, me më pak vlerë është Kompania shqiptare e Gardës në Honenbrun në Gjermani, me rreth 4000 anëtarë, ato mund të përdoren nga CIA në rast nevoje për një forcë të armatosur, për veprim aktiv kundër regjimit komunist.

Rivaliteti mes amerikanëve dhe britanikëve

Në diskutimet tona të ardhshme me britanikët në lidhje me Shqipërinë duhet të ngrihen disa pika që ndikojnë në pranimin ose jo të propozimeve të britanikëve. Një prej tyre është fakti se operacioni ynë BGFiend është shumë më i madh dhe më kompleks sesa operacioni britanik Valuable dhe gjatë viteve të fundit operacionet tona kanë qenë shumë më të suksesshëm se ato britanike, duke dhënë shumicën e inteligjencës dhe duke shtuar prestigjin amerikan në rrethet shqiptare anti-komuniste. Ka disa sinjalizime se britanikët duket disi të pakënaqur nga arritjet tona në Shqipëri, pasi shqetësohet se ne mund të fitojmë një pozitë më të favorizuar influence si brenda vendit ashtu edhe në rrethet e emigracionit.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve të larguar jashtë vendit, gjatë regjimit komunist, bashkëpunuan me CIA. Në një dokument të deklasifikuar nga shërbimi sekret amerikan, tregohen emrat e disa shqiptarëve që u rekrutuan dhe u dërguan në Shqipëri për operacione të ndryshme, me qëllim rrëzimin e regjimit komunist. Mes tyre përmenden emra si Xhevdet Bloshmi apo Alush Lleshakanu. Ata dhe disa të tjerë janë lëshuar në shkurt 1949 në Mirditë dhe u pajisën me radio të posaçme. Më pas tregohet se si agjentë arritën që të largohen nga Shqipëria në prill të 1949 nga Greqia.

Agjentët e rekrutuar

Objektivat e inteligjencës janë caktuar nga Uashingtoni, duke përfshirë dhe informacionin e dëshiruar mbi grupet e rezistencës, kushtet e brendshme politike dhe instilacionet ushtarake të mbrojtjes. Plani ka hyrë në fazën operacionale në shkurt 1949, kur katër agjentë në dy grupe me mjete të veçanta radio, u lëshuan në kushte perfekte të motit në pikën e dëshiruar në Serrisht, në Mirditë. Agjentët ishin Alush Lleshakanu e Xhevdet Bloshmi të grupit të parë, dhe Ndue Gjonmarkaj e Ndue Mlyshi në grupin e dytë. Shyqyri Biçaku dhe Kolë Çuni ishin pjesë e grupit të dytë mbështetës, por po mbahen në rezervë për arsye shëndeti të keq. Ende nuk është vendosur kontakt radio me dy grupet e para. Një fluturim në kushte të mira moti u krye mbi Shqipëri natën e 12 prillit, por nuk u vërejt asnjë sinjal në zonën e caktuar, sipas planit paraprak. Më 24 prill, Ismail Vërlaci mori një kabllogram komercial nga Kastoriaja në Greqi, të nënshkruar nga Lleshanaku, ku thuhej se ai dhe Blloshmi kishin arritur mirë në Kastoria. Më 28 prill, ai mori telegramin se dy agjentët kishin arritur në Athinë, ku menjëherë u vunë në kontakt me qendrën tonë atje për dhënie të informacioneve.

Ndërhyrja nga fqinjët

Gjatë veprimeve të revolucionit, forcat e stërvitura prej rreth 4000 shqiptarësh që pretendohet se ekziston në Jugosllavi dhe forcat ushtarake të Greqisë e Jugosllavisë, duhet të qëndrojnë të gatshme për asistencë nëse lind nevoja. Forcat greke dhe jugosllave duhet të tërhiqen menjëherë prapa kufijve të tyre sapo revolucioni të ketë shpallur suksesin. Flota e gjashtë amerikane do të bëjë manovra në detin Adriatik e Jon gjatë revolucionit, për të mbuluar zbarkimet amfibe dhe për të ndihmuar revolucionarët në rast nevoje. Ajo nuk do të ketë një rol aktiv nëse nuk thërritet për këtë. Flota do të mbetet në zonë për disa javë për të shkurajuar dhe parandaluar veprime antagoniste nga Bashkimi Sovjetik apo satelitët e tij. Të organizohen zgjedhje të lira për qeverinë demokratike. Teksa shumë nga rekomandimet individuale në paragrafët e mësipërm mund të mos jenë të nevojshëm, është me rëndësi të kërkohet neutraliteti miqësor i Italisë, Greqisë e Jugosllavisë për përmbysjen e qeverisë shqiptare, në mos bashkëpunimi i tyre aktiv.

Trajnimet në Gjermani

Grupet e vlerësimit të CIA kanë analizuar më shumë se 200 individë në Kompaninë e Gardës në Gjermani dhe kanë zgjedhur 66 prej tyre si më të kualifikuar për operacione. Strukturat ekzistuese për trajnimin e agjentëve në Gjermani janë tashmë, pas kompletimit të trajnimit për agjentët bullgarë, të gatshme për stërvitjen e agjentëve shqiptarë. Trajnimi i operatorëve radio do të bëhet në kohë për të furnizuar operacionet e fundit të verës. Kontraktorët tanë kanë marrë një tjetër qendër stërvitjeje në Gjermani, përveç asaj në Hambuechen dhe është më efektive sesa qendra jonë e parë atje. Kampi i refugjatëve shqiptarë në Lavrion në Greqi është analizuar nga Partia e Legalitetit dhe është hartuar një listë prej 117 shqiptarësh që mund të shërbejnë si agjentë, të cilët aktualisht po u zbardhen të dhënat nga grupet e sigurisë. Një broshurë në lidhje me episodin e bombës është hartuar në Londër prej 8 prillit, por nuk është lëshuar mbi Shqipëri për arsye të masës së ndalimit të vendosur nga Departamenti i Shtetit. Por gjithsesi misioni i furnizimit u lejua të lëshonte 50.000 kopje të kësaj broshure në disa lokalitete si instrument mashtrimi. 500.000 kopje të broshurës që njofton nisjen e transmetimeve klandestine radio kanë mbërritur në Athinë, duke u bërë në total 1.500.000 broshura që do të shpërndahen me heqjen masës së ndalimit në 3 qershor 1951.

Transmetimet radio

Mjeti detar me stacion e radio klandestine ka krijuar bazën e tij në Patras të Greqisë dhe një oficer ndërlidhjeje mes detit dhe tokës do të shkojë në Patras në maj. Nisja e transmetimeve besohet të nisë rreth 15 majit, pasi është penguar nga vështirësitë teknike dhe të personelit. Ndërkohë po kryhen riparime në pajisjet e telegramit të dëmtuara gjatë kalimit të oqeanit. Mbledhja e stafit të propagandës po përfundon në Greqi dhe pritet të arrijnë në vend redaktori i propagandës dhe një tjetër teknik radio. Tekstet që do të transmetohen dërgohen fillimisht në Uashington. Dega e propagandës në Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë po rrit prodhimin e saj dhe materiali i kalon nevojat e përmuajshme prej 500.000 broshurash. Përveç kësaj Komiteti po prodhon material të bollshëm edhe për gazetën e Komitetit që botohet në Nju Jork.

Aktivitetet politike ende nuk kanë zgjidhur problemet e brendshme politike mes grupeve të Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, megjithëse ai vazhdon të funksionojë si një njësi duke dhënë mbështetje të konsiderueshme me juntën e tij ushtarake dhe me degën e propagandës.

Dy numrat e prillit të gazetës së Komitetit u botuan në kohë. Said Kryeziu, anëtar i kryesisë së Komitetit për Shqipërinë e Lirë (NCFA) dhe drejtues i Partisë Agrare, i cili ka vizituar Kompaninë e Gardës në Gjermani, pritet të jetë në SHBA më 10 maj, në një vizitë që ka si qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes tij dhe anëtarëve të tjerë të NCFA`

1951-1952

Memorandum

Përshkrim i projektit dhe zhvillimeve të tij në Shqipëri

Objektivi i projektit OBHUNT është infiltrimi i agjentëve në Shqipëri me qëllim krijimin e rrjeteve të rezistencës, bazave të sigurta dhe inteligjencës operative. Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë po reklamohet si sponsor i këtyre operacioneve dhe objektivi final i tyre është krijimi i një bërthame force sulmuese dhe drejtuese për popullatën, kundër regjimit aktual në kohën e duhur. Një nga asetet kryesore të projektit është grupi prej 25 shqiptarësh të stërvitur që mbahen në Athinë, por me vlerë konsiderohen dhe elementë të tjerë në Kampin grek të Lavrionit, të cilët përbëjnë material premtues me anë të refugjatëve që vijnë aty nga Shqipëria herë pas here. Një tjetër aset, me më pak vlerë është Kompania shqiptare e Gardës në Honenbrun në Gjermani, me rreth 4000 anëtarë, ato mund të përdoren nga CIA në rast nevoje për një forcë të armatosur, për veprim aktiv kundër regjimit komunist.

Rivaliteti mes amerikanëve dhe britanikëve

Në diskutimet tona të ardhshme me britanikët në lidhje me Shqipërinë duhet të ngrihen disa pika që ndikojnë në pranimin ose jo të propozimeve të britanikëve. Një prej tyre është fakti se operacioni ynë BGFiend është shumë më i madh dhe më kompleks sesa operacioni britanik Valuable dhe gjatë viteve të fundit operacionet tona kanë qenë shumë më të suksesshëm se ato britanike, duke dhënë shumicën e inteligjencës dhe duke shtuar prestigjin amerikan në rrethet shqiptare anti-komuniste. Ka disa sinjalizime se britanikët duket disi të pakënaqur nga arritjet tona në Shqipëri, pasi shqetësohet se ne mund të fitojmë një pozitë më të favorizuar influence si brenda vendit ashtu edhe në rrethet e emigracionit./Sot News

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë