“Dokumentet personale”, VMRO-DPMNE paditë Oliver Spasovskin

VMRO-DPMNE sot ka paraqitur kallëzim penal kundër ish ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, i cili si ish-ministër i Punëve të Brendshme është drejtpërdrejt përgjegjës për kaosin me dokumentet personale, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.

“Oliver Spasovski, i cili, siç thashë, në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme, për një periudhë rreth 2 vjet e gjysmë, ka lëshuar dokumente personale për të cilat e ka ditur dhe ka qenë i vetëdijshëm se vlefshmëria e tyre nuk do të zgjasë aq sa është paraparë në ato dokumente, por ato do të skadonin më 12.02.2024…Me këtë veporim ai me vetëdije dhe në mënyrë direkte duke menaxhuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dëmtuar materialisht dhjetëra mijëra qytetarë”, deklaroi Igor Janushëv, VMRO-DPMNE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme