CNN disponon dokumente të klasifikuara që tregojnë se gjenerali rus Sergei Surovikin ishte anëtar sekret VIP i grupit mercenar rus Wagner.
Dokumentet, të marra nga Qendra ruse e Dosjes Hetimore, treguan se Surovikin kishte një numër regjistrimi personal në Wagner.
Surovikin renditet së bashku me të paktën 30 zyrtarë të tjerë të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës ruse, të cilët Qendra Dossier tha se janë gjithashtu anëtarë VIP të Wagner.
Surovikin nuk është parë në publik që nga e shtuna e kaluar, kur ai publikoi një video ku i lutej shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, të ndalonte rebelimin e tij. Që atëherë, vendndodhja e tij ka mbetur e panjohur.
Surovikin është një komandant i dekoruar i Forcave Ajrore ruse dhe është quajtur me nofkën “Gjeneral Armageddon” për taktikat e tij të pamëshirshme të bombardimeve të qyteteve në Siri.
Është e paqartë se çfarë përfshin anëtarësimi VIP i Wagner, as nuk dihet nëse ka ndonjë përfitim financiar.
Gjatë rebelimit jetëshkurtër të Prigozhin, luftëtarët e Wagner arritën të kapnin qytetin jugor rus të Rostov, duke mos u përballur praktikisht me asnjë rezistencë nga ushtria ruse.