Doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor, GJKKO i vendos 900 mijë lekë gjobë deputetit demokrat

GJKKO ka shpallur fajtor deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Në përfundim të procesit gjyqësor, GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dënimin e tij me 9 muaj burg, por si përfitues i gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 6 muaj. Më pas, ky dënim u konvertua përfundimisht në një gjobë prej 900 mijë lekësh, të cilën deputeti duhet ta paguajë brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Ngjarja për të cilën u dënua Xhafa ka ndodhur më 11 mars 2023, në Bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan. Sipas SPAK, ai drejtonte automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ në gjendje të dehur, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi rrugor. Si pasojë e aksidentit u shkaktuan dëme të lehta materiale.

Kujtojmë këtu se Qani Xhafa ka marrë mandatin e deputetit pas largimit të Luçiano Boçit nga Kuvendi, i cili kandidoi për kryetar bashkie në Elbasan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme