I riu shqiptar, i cili një vit më parë aksidentoi një 21-vjeçare greke në Selanik është shprehur i penduar për ngjarjen e rëndë që i kushtoi jetën të resë.
Mediat greke raportojnë se 27-vjeçarishqiptar, është shprehur para togave të zeza se Ema, vajza që humbi jetën “i ka dalë përpara në makinë”.
Ai ka treguar se ka frenuar, por “nuk ka mundur që të shmangë ngjarjen e rëndë”.
“Më vjen keq për atë që ndodhi”, tha ai duke kërkuar falje, ndërsa ka treguar se kishte shkuar në Greqi nga Shqipëria 13 vite më parë, nuk kishte dokumente të ligjshme qëndrimi, as patentë shoferi.
“Ajo doli papritur në rrugë dhe nuk pata kohë ta shoh. Unë po ecja më 55 km/h. E pashë për dy sekonda, shtypa frenat, ktheva timonin për ta shmangur. Makina rrëshqiti dhe ra në makinat e tjera dhe në një kosh ”, tha ai.
“Kishte drita por kishte makina të parkuara dhe ajo doli nga aty befas. Nuk dukej fare. Në momentin që doli para meje e pashë, përndryshe do të kisha ndaluar. Nuk e prisja të dilte, nuk kishte pasazh. Nuk arrita të shikoja se çfarë kishte veshur. As nuk e pashë, e perceptova në një masë. Nuk po flisja me pasagjeren në atë kohë, ajo ishte e zënë me celularin në makinë” , ka theksuar ai më tej.
Nga ana tjetër, nëna e studentes ka kërkuar dënimin maksimal të të pandehurit 27-vjeçar.
“Pres dhe shpresoj për një ndëshkim vërtet shembullor. Nuk kërkoj asgjë më shumë se dënimin e të akuzuarit dhe dënimin e tij” , thekson nena e Emës. Ajo gjithashtu thekson se nuk i intereson të dëgjojë ndonjë falje nga 27-vjeçari.