Doli për të kullotur bagëtitë dhe u zhduk! Gjendet pa shenja jete 55-vjeçarja në Pukë, ja çfarë dyshohet

Një grua e pajetë është gjetur në Fshatin Kabash të Pukës mbrëmjen e sotme. 


Sipas raportimeve bëhet me dije se 55-vjeçarja me iniciale R.D, e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë, dyshohet se ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi:

Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash,

ka gjetur pa jetë  shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.

Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme