Fermerët në qarkun e Beratit janë mbledhur në protestë paraditen e kësaj të marte (13 maj) ku kanë bllokuar aksin rrugor Berat-Lushnjë.
Ata kanë hedhur prodhimet e tyre në rrugë, në shenjë proteste, pasi u kanë mbetur pa shitur për shkak se u kërkohen me çmim shumë të lirë.
Fermerët shprehen se tregtarët një kilogram domate ua marrin me 20 lekë, ndërsa në Tiranë e shesin me 160 lekë. Po e njëjta situatë dhe ke kastravecin, sipas tyre.
“U bej thirrje popullit të Tiranës, që po hanë mall grek, mall kancereoz, do sëmurin fëmijët, burrat e gratë. Abuzimi ndodh se kjo demante shitet me 20 letë, tregtari e merr e çon në Tiranë më 160 lekë”, tha një prej fermerëve në protestë.
Kërkesa e tyre ndaj institucioneve është që të mos abuzohet me çmimet dhe të zbatohet ligji.





