Donald Trump cakton të dërguarin e tij në bisedimet Kosovë-Serbi

Presidenti Donald Trump ka caktuar Ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e tij për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi.

Lajmi i dhënë nga Shtëpia e Bardhë, të enjten në darkë, 4 tetor, nuk ndryshon statusin e Grenellit që do të vijojë të jetë ambasador në Berlin.

Kjo lëvizje është shenjë se SHBA është e vendosur të arrijë një sukses të ri diplomatik në Ballkan, të ngjashëm po shumë më të vështirë se marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

SHBA është përkrahësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës dhe mbrojtësja kryesore në kuadrin e NATO-s të sigurisë së saj territoriale. Synimi amerikan është që konflikti të mbyllet edhe zyrtarisht, me njohjen e Kosovës nga Serbia.

FIllimi i dialogut do të presë krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të kësaj jave në Kosovë. Po dialogu është vështirësuar shumë nga përpjekjet e ethshme të Serbisë për të bindur vende të ndryshme të botës për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe tarifa me vlerën 100% që qeveria kosovare ka vendosur për mallrat serbe.

Hipotezat se Kosova do të duhet të japë një pjesë të territorit për të fituar njohjen nga Serbia ka shkaktuar protesta e shqetësim në Kosovë. Nga ana tjetër mundësia e njohjes së Kosovës ka nervozuar Kishën Ortodokse Serb edhe nacionalistët në Serbi që shpresojnë se situata ndërkombëtare mund të përmbyset në favor të tyre.

Gati 100 shtete të botës e njohin Kosovën tani, 23 nga 28 vende anëtare të BE-së, përfshi edhe shumica e vendeve fqinje. Ajo që e rrezikon më shumë situatën është përpjekja ruse për ta mbajtur të gjallë konfliktin në rajon.

Të paktën një nga diplomatët e njohur të Kosovës e përshëndeti vendimin menjëherë. “Urime dhe fatin më të mirë @RichardGrenell”, shkroi në rrjetin Tuitër, kolegu i tij, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj. “Jam i sigurtë që miku im, Richard Grenell do të bëjë një punë të mirë. Koha ka ardhur që Serbia ta njohë Kosovën dhe një marrëveshje të arihet mes të dy vendeve që do të sjellë paqe dhe zhvillim në Balkan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme