Në një retorikë të ngjashme me atë të “Ndëshkuesit” të Filipineve, Presidenti amerikan ka kërkuar vrasjen të gjithë trafikantëve të drogës.
Sipas Donald Trump Amerika duhet të jetë më e ashpër me trafikantët e lëndëve narkotike dhe se arrestimi i tyre nuk mjafton.
Duke u zotuar se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në përpjekjet për krijimin e një brezi fëmijësh pa drogë, shefi i Shtëpisë së Bardhe bëri thirrje për përdorimin e dënimit me vdekje.
Ai e paraqiti planin për të luftuar varësinë vdekjeprurëse nga opioidet në një fjalim që mbajti në Nju Hempshër, shtet ku përdorimi i drogave është tepër problematik.
Sipas Presidentit Trump një trafikant mund të shesë një drogë që vret qindra njerëz, e megjithatë merr një ndëshkim minimal.