Donald Trump përqafon flamurin amerikan, turma e duartroket (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump është filmuar duke përqafuar flamurin amerikan, derisa po duartrokiste pas një fjalimi të mbajtur ku foli kundër emigrimit ilegal.

Trump akuzoi autoritetet Meksikën për dështimin për t’i ndalur emigrantët të kalojnë ilegalisht kufirin në SHBA, duke pretenduar gangsterët e dhunshëm dhe dilerët e drogës po bëjnë çmos të futen në shtetin më të fuqishëm në botë.

Ai gjithashtu sulmoi Demokratët për faktin se fëmijët janë ndarë nga prindërit në kufirin amerikan, duke thënë se trafikantët po shfrytëzojnë fëmijët që të futen në SHBA.

Dhe derisa turma po e duartrokiste, Trump në një moment i afrohet flamurit amerikan që i dhuron një përqafim, veprim ky që nxiti të pranishmit të duartrokasin më shumë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme