Donald Trump propozon 54 miliardë dollarë për shpenzime në mbrojtje në buxhetin e 2018-s

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është duke kërkuar që t’i rrisë shpenzimet në mbrojtje për 54 miliardë dollarë në planin e tij të propozuar për buxhetin e vitit 2018, që është një rritje prej 9 për qind.

Një kopje e planit të Trump-it, dërguar agjencive sot, po ashtu bën thirrje për uljen e ndihmave të jashtme dhe buxhetit mjedisor, transmeton Express.

Plani i Trump-it i lë të paprekura programet e mëdha të mirëqenies, si sigurisë sociale dhe kujdesit mjedisor, përkundër thirrjeve nga republikanët për reforma.
Presidenti pritet që të publikojë propozimin final të buxhetit kah mesi i marsit./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme