Donald Tusk nesër në Tiranë, Rama takohet të enjten me Merkel

Në kuadër të një turneu treditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të zhvillojë nesër një vizitë në Shqipëri.

Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që mbahet në Sofje më 17 maj.

Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Briun që do të zhvillohet në Shkup.

Ai do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe Shkup.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të niset të mërkurën në Gjermani, ku të enjten do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme