Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në rrjetin social Facebook ka shkruar se koleges së saj, Donika Kadaj-Bujupit po ju ndalohet komunikimi me anëtarët e familjes, përfshirë këtu fëmijët dhe bashkëshortin, shkruan Gazeta Blic.
Krejt kjo me urdhër të Beqir Kalludrës, siç ka shkruar Haxhiu.
Këtë veprim, deputetja e VV-së e konsideron të papranueshëm dhe skandaloz.
Postimi i plotë:
Përveç që Donika po mbahet padrejtësisht në paraburgim, asaj me vendim të gjyqtarit Kalludra, po i ndalohet edhe komunikimi me telefon me anëtarët e familjes, bashkëshortin dhe fëmijët e po ashtu me urdhër të Kalludres po i bëhen edhe ndalesa në kundërshtim me të drejtat e njeriut.
Kjo është e papranueshme dhe skandaloze!
Apeloj te organizatat që monitorojnë burgjet që të bëjnë thirrje për ndalimin e kësaj torture e padrejtësie!