Donika Kadaj-Bujupi tha sot se vendi i saj dhe kolegëve të akuzuar është në Kuvend e jo në gjykatë
Donika Kadaj-Bujupi në gjykimin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, tha se vendi i saj dhe kolegëve të akuzuar ndodhet në Kuvend, e jo në gjykatë.
“Vendi jonë nuk është në këtë gjykatë, por në Parlamentin e Republikës aty ku na mandatuan qytetarët sepse ne asnjëherë nuk kemi pasur problem me ligjin, por me marrëveshjet kundërkushtetuese”, tha Donika Kadaj-Bujupi.
Ajo marrëveshjet e demarkacionit dhe asociacionit i konsideroi të vdekura.
“Veprimet e deputetëve të lëvizjes vulosën vdekjen e ‘zajednicës’ dhe demarkacionit, shpëtuan vendin nga kapitullimi dhe ruajtën kompaktësinë e republikës, siç ua kemi borxh qytetarëve sot dhe brezave që vijnë”, tha Donika Kadaj-Bujupi.
As Kadaj-Bujupi, sikurse edhe Albin Kurti e Albulena Haxhiu, nuk iu përgjigj pyetjeve të prokurorit.
Kadaj-Bujupi së bashku me Faton Topallin, Donika Kadaj-Bujupin dhe Albin Kurtin po akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.