Donlad Trump mund të shkarkohet nga detyra e presidentit për shkak të ahengjeve luksoze me diplomatët e huaj

Donald Trump pritet të emërohet zyrtarisht si president i Amerikës më 20 janar të vitit të ardhshëm në ceremoninë inauguruese.

Sipas një profesori të drejtësisë në Harvard, Trump mund të shkarkohet nga posti i presidentit menjëherë pas kësaj date për shkak të lidhjeve jashtë-presidenciale me diplomatë të huaj.

Hoteli i Trumpit ‘Trump International Hotel, është i vendosur brenda ish-Zyrës Postare Amerikane, vend të cilin ai e ka marrë me qera nga qeveria amerikane në një afat prej 60 vjetësh për hiq më paks se 180 milionë dollarë, shkruan news.com, përcjellë ORAinfo.

Analistë të ndryshëm kanë shprehur brengosjen e tyre për afërsinë e Trumpit me diplomatë të huaj, sjellje kjo që konsiderohet jo korrekte dhe ileagle për një president i cili duhet të mbajë raporte zyrtare me organe të jashtme.

“Why would you stay anywhere else?” Picture: Supplied

Profesori i drejtësisë në ‘University of Minnestoa’, Richard Painter, i cli ka punuar edhe si këshilltar për etikë në kabinetin e ish-presidentit Bush, ka thënë se Trump bie ndesh me kushtetutën e Amerikës me ndejat luksoze me politikanët e vendeve të huaja.

“Mund të duket si një mirëpritje e thjeshtë për të huajt që vijnë në vizita zyrtare në një suitë luksoze të një presidenti mirëpo aty brenda aktivisht bëhen biseda biznersore me agjentë të qeverive të huaja”, ka thënë Painter, transmeton ORAinfo.

Sipas Nenit Kushtetues për Rroga thuhet se zyrtarët qeveritarë mund të bëjnë biseda rreth biznesit vetëm atëherë kur mes tyre nuk ka ‘bashkëpunim të veçantë’ duke aluduar në marrëveshje individuale mes partnerësh.

Neni II i Kushtetutës Amerikane thotë se Presidenti “duhet të largohet nga zyra për tradhti, mit marrje, mashtrim(impeach), për kryerje të krimit të rëndë dhe kundërvajtje tjera”

Por përderisa konspiracitë republikane vetëm se janë duke trokitur në derë, dorëheqja e Trumpit shihet si veprim me shanse të vogëla, pasi që Partia Republikane (GOP) ka fituar edhe Dhomën e Përfaqësuesisë edhe Senatin. /ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme