“Dora gjakatare u shtri edhe ndaj fëmijëve”/ Juristi thotë se vrasja në Gllogjan u krye nga Serbia, shteti t`i ndërmarrë këto veprime

Sot iu dha lamtumira e fundit tre personave që u vranë në Gllogjan.

Motivet e kësaj vrasjeje makabre nuk dihen ende, derisa hetimet janë duke u zhvilluar intenzivisht nga autoritetet.

Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se një krim i tillë vije vetëm nga Serbia. Ai thekson se dora gjakatare u shtri edhe ndaj fëmijëve.

“Rasti që ndodhi në Gllogjan nuk është i pari dhe as që do të jetë i fundit. Në Kosovë kemi me dhjetëra vrasje kriminale dhe akte të ndryshme terroriste të pa zbuluara nga organet e shtetit. Janë vrarë heronjtë e kombit shqiptar. Tash dora gjakatare u shtri edhe ndaj fëmijëve. Naryrisht se kryesit dhe shkaqet e veprave të tilla janë e nduarduarshme. Mund të ketë shkaqe të ndryshme, deri te “hakmarrje e ultë”. Megjithatë mbesin disa anë se nga mund të vijë terrorizmi”, deklaron profesori.

Sipas tij, natyra e veprës është e tillë dhe ajo i dedikohet vetëm kriminelëve serbë.

“Përkatësisht, ky akt makabër dhe terrorist mund të vijë nga ana e organeve të shtetit serb. Natyra e veprës është e tillë dhe nga ajo i dedikohet vetëm kriminelëve serb. Vrasje të tilla kanë kryer kriminelët e shtetit serbë me dhjetëra e me qindra herë në Kosovë. Janë mbi 1500 fëmijë, ata janë masakruar nën firmat e njejta nga kriminelët e shtetit serb. Mos t’i harrojmë as vrasjet e të rinjve në Pejë në vitin 1998 nga policia serbe për të i’u mbetur shqiptarëve akti i tillë. Janë me dhjetëra planprograme të tilla kriminale të hartuara në Beograd. Nuk duhet lënë anash”, shprehet ai.

Kelmendi më tej thotë që ky rast nuk do të zbulohet sepse kryesit tashmë gjinden në Serbi dhe shteti serb nuk i dorëzon.

“Marrë këtej pista shkon këndej dhe këtu është shumë vështirë të zbulohet rasti, sepse kryesit veç gjinden në Serbi dhe shteti serb nuk i dorëzon. Shkaqet tjera, si hakmarrja familjare, vrasjet për konfliktet ekonomike apo konfliktet e rrugës, nuk kryhen në formën e tillë dhe praktika nuk dokumenton këtë. Që çështja të merrte kahjen e duhur është dashur të bëhej bllokimi i vendit, komunës dhe të manastireve ortotokese serbe dhe të vendbanimeve, ku me siguri ka gjetur strehim vrasësi. Po kështu është dashur në moment të kemi bllokim të kufijeve dhe të qendrave të ndryshme ku mendohen së vijnë krimet”, ka thënë ai”.

Në fund profesor Kelmendi deklaron që, vetë vendi ku është kryer krimi tregon një hakmarrje kriminale serbe ndaj heronjëve dhe veprave madhështore të qyretarëve të Gllogjanit.

“Nuk e di se si dhe sa është bërë dhe zhvilluar kjo masë e bllokimit dhe të kontrollit të territorit dhe të qendrave të dyshimta. Vetë vendi ku është kryer krimi tregon një hakmarrje kriminale serbe ndaj heronjëve dhe veprave madhështore të qyretarëve të Gllogjanit. Nuk mendohet se Serbia i harron humbjet nga radhët e UÇK-së të udhëhequra nga vëllezërit Haradinaj dhe luftëtarët tjerë. Vrasjet e tilla janë bërë edhe ndaj të tjerëve. Serbia vepron”, përfundon ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme