Gjatë protestës së 27-të radhazi para Kryeministrisë, një protestuese ka lexuar sërish kërkesat kryesore të lëvizjes qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ajo theksoi se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e menjëhershme dhe e panegociueshme e kryeministrit dhe e qeverisë.
Sipas saj, protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor, si dhe një paketë të gjerë ndryshimesh kushtetuese.
Ndër kërkesat e tjera thelbësore mbetet edhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë jetës politike të tij, si edhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
Protestuesja: Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:
Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
Paralelisht kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
Një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të pa negociueshme. Ne mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë paqësore, deri në realizmin e tyre.
The post “Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme!”- Protestuesja përsërit kërkesat për qeverinë: Kufizoni mandatin e kryeministrit, anuloni ligjin për Paketën e maleve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



