Dorëhiqet kryebashkiaku që ofendoi Michelle Obama-n

E mërkurë, 16 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Kryebashkiaku i Clay, West Virginia, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij shkaku i një postimi në “Facebook”, në të cilin e quajti Michelle Obama-n si “majmun me taka”.

 

Një nëpunëse, Pamela Taylor kishte shkruar në “Facebook”: “Do të jetë një fillim i ri me një Zonjë të Parë klasi, të bukur dhe me dinjitet që kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Jam lodhur duke parë majmun me taka”.

Kryebashkiaku Beverly Whalin kishte komentuar në këtë post, duke thënë: “Ma ndreqe ditën Pam”, transmeton “Koha.net”.

Bashkia ka konfirmuar për CNN se Whaling ka thënë dorëheqje, por nuk dihet nëse Taylor kishte vendosur ta bënte të njëjtën gjë.