Dorëhiqet nënkryetari i Komunës së Shtimes, lë edhe postin që kishte në PDK

Nënkryetari i Komunës së Shtimes Fatmir Rashiti i cili njëkohësisht mbante edhe postin e anëtarit të PDK-së është larguar nga këto dy pozita me shumë pakënaqësi që ia ka adresuar udhëheqjes aktuale të kësaj komune. Njëkohësisht kjo është dorëheqja e dytë në këtë komunë, meqë ditë më parë dha dorëheqje drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban, Ndërtim, Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Shtimes, Mehdi Salihu. Po ashtu, ai ishte tërhequr edhe nga pozita e Këshillit të PDK’së, Dega në Shtime.

Ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetarit të komunës si dhe anëtarit të PDK-së.

Rashiti ka konfirmuar për “Zërin” dorëheqjen e tij si dhe ka pranuar se arsyet e kësaj dorëheqje lidhen me pakënaqësi me kryetarin aktual të komunës Naim Ismajli, sipas të cilit Ismajli është personi që po pengon zhvillimin e reformave.

“Ju bëjë me dije se unë hoqa dorë nga çdo kandidaturë për të hapur rrugë një kandidati konsensual, i cili sipas meje ishte z. Fehmi Mujota dhe me të cilin fort besoja se do t’i fitonim zgjedhjet lokale. Mirëpo, kryetari aktual i komunës së Shtimes, Naim Ismajli me disa anëtarë të Degës së PDK-së në Shtime vendosi që për zgjedhjet lokale të vazhdohet me kontinutitet qeverisës tashmë të tejkaluar dhe përsëri me kandidaturën e vet të katërt me radhë!!!”, ka thënë Rashiti.

Ai ka thënë se më 22 gusht do të bëjë të ditur qëndrimin e tij për angazhimin e mëtutjeshëm.

“Do të jem mbështetës i të gjitha partive si i pavarur, por tash për tash nuk mund të bëjë të ditur qëndrimin, këtë do ta bëjë publike me 22 gusht”, ka thënë ai.

Megjithëkëtë Rashiti nuk e ka mohuar se mund të jetë dhe një kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale që do të mbahen.

Postimi i plotë i Fatmir Rashitit në rrjetin e tij social Facebook:

Të nderuar qytetarë të komunës së Shtimes, anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, spektër i gjerë politikë, intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile, media të shkruara dhe elektronike ju njoftoi me keqardhje se nga data 6 .8. 2017 kam dhënë dorëheqje të parevokushme nga posti i anëtarit të Kryesisë së PDK-së si dhe nga posti i nënkryetarit të Komunës së Shtimes. Këtë hap jo të lehtë për mua e mora pasi që me një grup shokësh përbrenda PDK-së me vite të tëra u munduam të bëjmë ndryshime pozitive e demokratike mirëpo kryetari aktual i komunës së Shtimes, Naim Ismajli me disa anëtarë të Degës së PDK-së në Shtime vendosi që për zgjedhjet lokale të vazhdohet me kontinutitet qeverisës tashmë të tejkaluar dhe përsëri me kandidaturën e vet të katërt me radhë!!! Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit ishte një alarm i mirë për të bërë reforma rrënjësore për të ec sigurtë me fitoren e radhës, ndërsa unë dhe disa anëtarë të Kryesisë ishim thellësisht të interesuar që të bëhen reforma të mirëfillta për kanditurat e mundshme për kryetar komune. Ju bëjë me dije se unë hoqa dorë nga çdo kandidaturë për të hapur rrugë një kandidati konsensual, i cili sipas meje ishte z. Fehmi Mujota dhe me të cilin fort besoja se do t’i fitonim zgjedhjet lokale. Kjo nuk ndodhi dhe nuk di arsyet pse! Unë shfrytëzoj këtë mundësi me ju falënderuar të gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes për bashkëpunimin në ecjen tonë të përbashkët për këto 18 vite me të gjitha sfidat, vështirësit dhe sukseset që i patëm gjatë aktiviteteve tona kudo që ishin. Vërtetë ju jam shumë mirënjohës për të gjitha angazhimet tuaja. Ju jeni pasuria dhe krenaria më e madhe që kam në jetë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme