Sakte.net /e Premte 30 Shtator 2016 – 15:44
Një biznesmen në Kinë, në vitin 2014 bëri porosinë më të madhe ndonjëherë të 30 veturave Rolls-Royce.
Stephen Hung, president i 13 Holding ka vendosur rekordin për porosinë e vetme më të madhe të veturave luksoze Rolls-Royce, transmeton Express. 28 nga këto vetura do të ngjyrosen me ngjyrën e kuqe Stephen e cila ngjyrë është punuar posaçërisht për këto vetura. Kjo ngjyrë përmban grimca ari në të.
Dy nga këto vetura do të ngjyrosen me ngjyrë ari dhe do të përdorën nga mysafirët e zgjedhur të hotelit Louis XIII. Pra të gjitha këto vetura me një luks të jashtëzakonshëm do të plotësojnë luksin që ofron ky hotel.
Këto dy vetura të veçanta brenda tyre do të kenë elemente nga ari dhe diamante.
Veshjet e ulëseve janë përshtatur me ato të hotelit.