Doris Pack revoltohet me Von Der Leyen: Ku e ke Kosovën në hartë?!

Shefja e Komisionit Evropioan, Ursula von Der Leyen, ka publikuar dje një video në profilin e saj zyrtar në “X”, ku paraqitet harta e Evropës dhe dy vendet e reja që janë shtuar në Zonën Schengen, Bullgaria dhe Rumania, shkruan Gazeta Express.

Ajo që bie në sy në këtë hartë është fakti se Kosova nuk figuron si shtet dhe paraqitet si pjesë e Serbisë.

Kjo ka nxitur reagime të shumta në postimin e shefes së Komisionit Evropian.

S’ka qëndruar pa reaguar as politikania gjermane, Doris Pack, e cila e ka pyetur bashkëkombasen e saj për Kosovën.

“Ku është shteti i Kosovës”, ka komentuar Pack në postimin e Von Der Leyen.

Von Der Leyen postimin e ka bërë dje në orën dy pasdite dhe videoja ka marrë rreth 2 milionë shikime./GazetaExpress/

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme