Doris Pack: Vucic mund ta zgjidhë çështjen e Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic është ai i cili ‘përfundimisht mund t’i vërë pikë problemit të Kosovë’, ka thënë ish-raportuesja e Parlamentit Evropian për Bosnjë-Hercegovinën Doris Pack.

“Po, mendoj se është kështum sepse ai ka treguar gatishmëri ta çojë në fund. Ai dikur ka qenë politikan i ri, i afërt me ata të cilët e kanë instaluar regjimin e aparteidit në Kosovë, i cili në fund ka çuar deri në pavarësi. Prandaj ai është ai i cili mund të gejë daljen nga kjo situatë më mirë se çdo kush, gjë që është vështorë për të dyja palët. I dëshiroj sukses”, ka thënë Pack në një intervistë për gazetën beogradase “Danas”.

Pack është shprehur kundër ndryshimit të kufijve, duke thënë se ndarja e Kosovës mund të jetë fillim i ndryshimeve të kufijve në Ballkan. “Asnjë problem nuk do të zgjidhej, ndërsa në fund të fundit, animozitete të reja do të fitonin përgjigjet dhe mbështetjen e tyre”, ka thënë Pack.

“Republika Serbe do të provonte të shfrytëzojë rastin dhe ta lërë BeH-në. E si është puna me shqiptarët? Asnjë pajtim nuk mund të ndodhë në rrethana të tilla. Në interes të kujt është kjo? Ekziston vetëm Ruisa e cila ka interes të krijojë probleme të vazhdueshme për Bashkimin Evropian”, ka thënë Pack, duke shtuar se liderët duhet të merren me përmirësimin e jetesës së qytetarëve të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme