Dortmund – Milan, ndeshja kryesore e natës në Ligën e Kampionëve

Pas natës së mbrëmshme, edhe sonte do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë në garën e Ligës së Kampionëve. Koha është për skuadrat nga grupet E, F, G dhe H.

Vëmendjen do ta marrë grupi F, aty ku luhet dy ndeshje tejet interesante.

Borussia Dortmund-Milan, është kryendeshja e natës së sotme.

Të dy ekipeve iu nevojitet fitorja për të luftuar për një vend tutje.

Në xhiron e parë, Dortmundi u mposht nga Paris Saint Germani, derisa Milani luajti baras në shtëpi me Newcastle United.

Po në këtë grup, Newcastle e pret Parisin. Parisient kërkojnë suksesin e dytë rresht, derisa anglezët fitoren e parë në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i këtij kompeticioni, Manchester City luan në udhëtim te Leipzingu.

Të dy ekipet kanë realizuar fitore xhiron e parë. City mundi Crvena Zvezdën, derisa Leipzing Young Boys.

Në këtë grupin G, mes vete luajnë edhe Crvena Zvezda-Young Boys.

Dy skuadra me pikët e plota pas xhiros së parë në grupin H, Porto e Barcelona përballen me njëra tjetrën sonte.

Katalunasit deklasuan Royal Antwerpin, derisa Porto mundi Shaktar Donetsk.

Sfida e dytë e këtij grupi është Antwerp – Shakhtar.

Në grupin e fundit të natë, atë E, Atletico Madrid e pret Feyenoordin.

Në xhiron e parë, Atletico barazoi me Lazion, derisa holandezët triumfuan ndaj Celtic.

E pikërisht, skocezët e presin Lazion, në kërkim të pikëve të para.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme