GJKKO ka vendosur të dënojë me 6 vite e 6 muaj burg juristin e hipotekës së Lezhës, Bledar Cara. Me këtë vendim mbyllet dosja 339.
Ndërsa ndaj tij rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.
Bledar Cara ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun. Së bashku me disa të tjerë në bashkëpunim akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar./GSH