Dosja ARRSH, SPAK kërkon dënimin e ish kreut Evis Berberi dhe të pandehurve të tjerë! Ja pretenca për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka shpallur pretencën për të pandehurit e dosjes së ARRSH-së, përfshirë ish kreun Evis Berberi, Erald Elezin si dhe Gentian Gjylin.


SPAK ka kërkuar në total 10 vite burg për Evis Berberin, ish vartësin e Ballukut për tre vepra penale korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera. Ai do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa Prokuroria kërkon edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Ndërkohë, për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin, të dy gjithashtu ish-vartës të Ballukut, SPAK ka kërkuar shpalljen fajtorë për shkelje të barazisë me tenderë dhe dënimin e tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg, të cilët po ashtu përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.

Për një pjesë të të pandehurve, Prokuroria e Posaçme kërkon pezullim të dënimit, si dhe shërbim prove për një periudhë të caktuar. Po ashtu, SPAK kërkon që atyre t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë.

PRETENCA E SPAK:

Evis Berberi – Shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim, korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash – 10 vite burg. Ulje 1/3. Dënim plotësues, mosushtrim i funksioneve publike për 5 vjet.

Erald Elezi – Shkelje e barazisë në tendera – 1 vit e 6 muaj burg. Ulje dënimi 1/3. Të hiqet e drejta për 3 vjet për funksione publike.

Gentjan Gjyli – 1 vit e 6 muaj burg. Ulje dënimi 1/3. T’i hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.

Adela Kica – shkelje e barazisë në tendera – 1 vit burg. Përfiton ulje dënimi në 1/3. SPAK kërkon pezullim të dënimit, ushtrim pune me interes publik si dhe t’i hiqet e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 3 vjet.

Adja Strazimiri – Shkelje e barazisë në tendera – 1 vit e 6 muaj burg. . Përfiton ulje dënimi në 1/3. SPAK kërkon pezullim të dënimit dhe punë me interes publik. Po ashtu, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vjet.

Adrian Kroi – Korrupsion, shkelje e barazisë në tendera – 1 vit e 6 muaj burg. Ulje dënimi 1/3. Të pezullohet dënimi dhe të vihet në shërbim prove për 4 vjet. T’i hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.

Altin Llazi Marko – Shkelje e barazisë në tendera – 1 vit burg. Ulje dënimi 1/3. Pezulim dënimi dhe shërbim prove për 4 vjet. Mosushtrim funksionesh publike për 3 vjet.

Artan Leskoviku – 1 vit burg. Ulje dënimi 1/3. Pezullim të dënimit dhe shërbim prove për 43 vjet. Mosushtrim funksionesh publike për 3 vjet.

Bledar Aliaj – Shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre – 1 vit e 6 muaj burg. Ulje dënimi 1/3. Pezullim dënimi dhe shërbim prove për 4 vjet. T’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vjet.

Blerta Musabelli – Shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre, falsifikim më shumë se njëherë – 2 vite burg. Ulje dënimi 1/3. Pezullim dënimi dhe punë me interes publik. Heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vjet.

Brunilda Luli – Korrupsion aktiv në bashkëpunim, pastrim parash – 7 vite e 6 muaj burg. Ulje dënimi 1/3. Pezullim dhe shërbim prove për 4 vjet.

Denis Xhoxhi – Shkelje e barazisë në tendera – 1 vit burg. Ulje dënimi 1/3. Pezullim dënimi dhe punë me interes publik. Heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vjet.

Ela Goxhaj – Shkelje e barazisë në tendera – 1 vit e 6 muaj burg. Ulje dënimi 1/3. Pezullim dhe orë pune 150 orë. T’i hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.

Ervis Lami – Korrupsion aktiv, pastrim parash – 7 vite e 6 muaj burg. Ulje dënimi 1/3. Pezullim dënimi dhe shërbim prove për 4 vjet.

Genti Raça – Shkelje e barazisë në tendera – 1 vit e 6 muaj burg. Ulje dënimi 1/3. Pezullim dënimi dhe shërbim prove. Jo funksione publike për 3 vjet.

Gëzim Noni – Shkelje të barazisë në tendera – 1 vit e 6 muaj burg. Ulje dënimi 1/3. Pezullim dënimi dhe shërbim prove për 4 vjet. T’i hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.

Jetmira Dervishi – Shkelje e barazisë në tendera – 1 vit e 6 muaj burg. Ulje 1/3. Pezullim dënimi dhe punë me interes publik. T’i hiqet e drejta për 3 vjet për ushtrim funksionesh publike.

Kamelia Tafaj – falsifikim, shpërdorim detyre – 12 vite burg. Ulje dënimi. Pezullim dhe punë me interes publike. T’i hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.

Orjon Islamaj – Shkelje e barazisë në tendera – 1 vit burg. Ulje dënimi. Pezullim dhe shërbim prove për 4 vjet. Mosushtrim funksionesh publike për 3 vjet.

Shkëlqim Lusha – Shkelje e barazisë në tendera – 1 vit e 6 muaj burg. Ulje dënimi 1/3. Pezullim dhe shërbim prove për 4 vjet. Mosushtrim funksionesh publike për 3 vjet.

Valbona Pepa – Shkelje e barazisë në tendera – 1 vit e 6 muaj burg. Ulje dënimi 1/3. Pezullohet dhe punë me interes publik. Të mos ushtrojë funksione publike për 3 vjet.

Valter Begaj – Me gjykim të zakonshëm. T’i konsfiskohen pasuritë që i janë sekuestruar. 15 mijë euro, 35 mijë paund, dhe mbi 1 milionë lekë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme