Dosja britanike ndriçon ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë

Dalin në dritë fakte të reja rreth zhvillimeve në Kosovë në vitin 1981 dhe si është parë tensionimi i atëhershëm nga Britania e Madhe, shkruan sot Koha Ditore.

Dokumente të shumta nga arkivat kombëtare britanike, përfshirë raporte mbi ngjarjet e atëhershme në Kosovë të hartuara nga Ambasada Britanike në Beograd, janë pjesë e librit “Kosova Republikë – dosje sekrete britanike 1981” të studiuesit Bejtullah Destani, i cili pritet të botohet së shpejti.

Sipas studiuesit, libri është i një rëndësie të veçantë për historinë e Kosovës pasi hedh dritë mbi fakte të shumta, të cilat tregojnë për situatën politike në ish-Jugosllavi dhe arsyen e revoltës së shqiptarëve të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme