Dosja CEZ, Shkëlzen Berisha akuzon rëndë kryeministrin Edi Rama

Çështja e CEZ ka bërë që prokuroria e Tiranës të çojë një fletë- thirrje ndaj Shkëlzen Berishës, por nuk ka vonuar dhe reagimi i djalit të ish kryeministrit, i cili përmes një postimi në rrjetin social e cilëson fletë thirrjen si një “flluskë- thirrje” që ka ardhur me urdhër të kryeministrit Rama.
Në postimin e tij, Shkëlzen Berisha shkruan se Rama është kthyer tashmë në kryegjykatësin e kryeprokurorin e vendit dhe kërkon të godasë përmes drejtësisë kundërshtarët e tij politik, dhe jo vetëm. Djali i ish kryeministrit saktëson se kjo lëvizje Ramës bëhet në një kohë kur në qeverisjen e të majtëve kanë plasur skandalet për lidhjen me drogën.

Por Shkëlzen Berisha saktëson se sado që kryeministri të përpiqet të mbulojë skandalet e tij duke lëshuar “flluskë-thirrje”, sërish nuk ka gjykatës apo prokuror që do ta shpëtojë atë nga vjedhja që vetë ai ka kryer në dosjen e CEZ.

Për më tepër lexoni statusin e plotë të Shkëlzen Berishës:

Nje pergjigje per flluske-thirrjen e kryeprokurorit te narko-shtetit

Ndonese deshtoi me turp per t’I ofruar publikut qofte dhe nje fakt te vetem qe me lidh mua, aktivitetin tim, kontaktet ose te ardhurat e mia me privatizimin e OSSH. Edi Rama, kryegjykatesi dhe kryeprokurori I ri I Shqiperise, me dergoi sot nje flluske-thirrje PUBLIKE “ne cilesine e personit qe deklaron ne rrethana te dobishme”ne baze te kallezimit te bere po vete nga ai, permes parlamentit . Me kete flluske-thirrje Rama shpreson te mbuloje 650 milione euro qe sipas KLSH ka vjedhur nga parate e shqiptareve gjate divorcit te “mjaltit” me CEZ.

Kjo flluske-thirrje e kryprokurorit te Surrelit vjen si pergjigje ndaj dy padive penale qe une kam ngritur per shpifje ndaj “Tualetit” dhe “Urithit” te tij dhe sigurisht pas skandaleve te trafikut te droges qe kane perfshire ministra dhe familjare te tij.

Eshte e qarte qe prokurori de fakto I rilindjes Edi Rama, po e perdor drejtesine jo thjesht si pushke ndaj kundershtareve politike, por me shume si bombe tymuese per te shpendare vemendjen ndaj krimeve te narkoshtetit dhe ndaj pakenaqesise popullore qe po I afrohet cdo dite e me shume deres se kryeministrise.

Por sado te perpiqet t’i mbuloje me sulme politike si gjethe fiku, nuk ka prokur, gjykates, apo flluske-thirrje, qe do ta shpetoje nga drejtesia kryegjykatesin dhe kryeprokurorin e narkoshtetit per vjedhjen e 650 milione eurove. Per pallatet pa fature dhe bankat e kthyera ne lavatrice parash te pista nga “nusja” e shtepise. Si dhe per milionat dhe diamantet e perfituara nga trafiku i droges te drejtuar permes ministrit dhe vellait te tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme