“Dosja e AKSHI-t mund të rrëzojë qeverinë”- Gazetarja Klodiana Lala: Është çështja më e rëndësishme që ka hetuar SPAK-u! Ergys Agasi i filmonte në zyrë me qëllim që…

Dosja e AKSHI-t mund të rrëzojë qeverinë dhe është çështja më e rëndësishme që ka hetuar SPAK-u deri tani dhe për momentin janë sekuestruar mbi 40 mln euro pasuri, por operacioni ende vijon.


Kështu u shpreh për emisionin “Kjo Javë” në News 24 gazetarja Klodiana Lala në lidhje me fazën hetimore të dosjes më të bujshme të AKSHI-t, ku të pandehur janë edhe ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj, si dhe dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, pronat e të cilëve janë nën sekuestro.

Lala nënvizoi se kjo dosje tregon mënyrën se si krimi i organizuar ka kapur shtetin, bashkëpunon me të dhe përfiton, deri edhe në pengmarrje të kundërshtarëve apo rivalëve.

“Dosja e AKSHI-t është një dosje që mund të rrëzojë qeverinë, është një kapje e shtetit, një grup kriminal i organizuar. Një dosje që tregon se si pastroheshin paratë dhe si veprohej, ndaj mendoj se është dosja më e rëndësishme që SPAK ka hetuar ndonjëherë. Pse? Sepse bëhet fjalë për një institucion të rëndësishëm shtetëror, që menaxhon të dhënat personale të të gjithë qytetarëve, të bankave, sistemit të drejtësisë, bizneseve dhe të tjera. Ndaj flitet për pengmarrje, vjedhje dhe hakërrim i të dhënave, tenderime dhe aktivitet”, argumentoi gazetarja mes të tjerash.

Ajo shpjegoi edhe fazën e sekuestrimeve deri tani.

“Prokuroria ka sekuestruar në këtë fazë të parë 40 mln euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirajt dhe të ish-drejtoreshës së AKSHI-t,  Mirlinda Karçanaj, në arrest shtëpie dhe gjithashtu janë sekuestruar edhe fonde të tjera të tre shoqërive”, tha ajo.

Lala tregoi edhe se si Agasi filmonte zyrtarë dhe personazhe të ndryshëm, përfshi dhe Karçanaj dhe qëllimin pse ndiqte këtë strategji.

“Në këtë dosje ka shumë veprimtari, ka deri edhe filmime, psh., Ergys Agasi kishte vendosur kamera në zyrë dhe filmonte të gjithë personat aty, zyrtarë, njerëz të biznesit dhe deri te zonja Karçanaj. Të gjitha këto veprime mendoj se i ka bërë për shantazh, për të shantazhuar çdo personazh që do rezistonte apo s’do bindej”, tha Lala.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme