Dosja e AKSHI-t, zbardhen takimet mes Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanajt: Nardi e ka nxjerrë sekretin…Si i kishin kthyer zyrat në “strofull” pazaresh

Në dosjen hetimore të AKSHI-t dokumentohet me pamje takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, të cilët akuzohen nga SPAK se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.


Gazetarja Klodiana Lala raporton se pamjet janë regjistruar nga Ergys Agasi me kamerën e instaluar në zyrë, e cila ishte e lidhur edhe me celularin.

Në dosjen hetimore të AKSHI-t janë dhjetëra takime.

Në një bisedë biznesmeni Ermal Beqiri i drejtohet Ergys Agasit duke i thënë se “Informacioni është gjë shumë më e madhe sesa numrat”.

Agasi i përgjigjet me habi “Ue”.

Në një tjetër moment Ermal Beqiri i thotë: Ça me i bo atit…

Ergys Agasi i përgjigjet: Nuk e diskutoj fare o burrë, tashi jemi goxha shumë shumë lart.


Këto biseda janë bërë në vitin 2023

Në një tjetër episod ku e pranishme është edhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi thotë: E ka bërë gati kallëzimin penal për Nardin se e ka nxjerrë sekretin….Edhe filloi pastaj e poa situatën si shkoi, filloi pastaj, jo po Nardi kshu…filloi tu shpjegu.

Pas kësaj bisede, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj largohet.

Nga pamjet filmike të regjistruara rezulton se këto biseda janë bërë në 16 mars 2024 në orën 20:05 të mbrëmjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme