Kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa citoi një dokument tjetër të OKB-së rreth Shqipërisë ku tregohej dhuna e ushtruar ndaj një gruaje të burgosur që quhej Gjyste Loci.
‘Së bashku me 3 fëmijët, ndërkohë që ishte ishte shtatzënë, policia e arrestoi brutalisht; ajo u mbyll në një barakë, ishte shtatzënë dhe punonte gjithë ditën, fëmija lindi i vdekur, internimi i saj vijoi në disa kampe me radhë, ajo u përdhunua nga policët e kampit, dhe fëmija tjetër i saj humbi jetën nga këto tortura…’’ citoi historian Tufa duke iu referuar krimeve të komunizmit dhe kampet e Tepelenës.