Dosja e zezë e Ballukut/ Nga sekuestrimi i vilave tek rëndimi i akuzave, pse SPAK nuk po e kalon “marshin e dytë” për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres?

Kur SPAK kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, në dhjetor 2025, dosja ishte shumë më e lehtë se sot. Kuvendi e bllokoi dhe që prej atëherë prokurorët kanë shtuar korrupsionin, pastrimin e parave, fshehjen e pasurisë, kanë sekuestruar vila dhe kanë deklaruar publikisht se kanë prova të reja.

Por edhe pse me veprime të tjera hetimore, duke i hedhur publikut ushqim se po hetohet Balluku, SPAK nuk po e kalon marshin e dytë për të kërkuar heqjen e imunitetit.

Dhe ky është një standard i ri i SPAK, ku në të shkuarën ka ecur me shpejtësi, duke futur në burg politikanë të nivelit të lartë, biznesmenë, zyrtarë të vegjël e deri tek gazetarë, madje brenda 2 javëve, pa bërë as edhe një hetim minimal.

SPAK ka argumentuar para GJKKO-së se lënia e personit në liri mund të rrezikojë provat, mund të krijojë mundësi për përsëritjen e veprës apo mund të cenojë hetimin.

Por në dosjen e Belinda Ballukut duket sikur ora e SPAK-ut ecën me një ritëm tjetër. Madje edhe kur del me fakte se Balluku ka në varësi të gjithë shtetin për të prishur provat, sërish prokurorët nuk lëvizin.

Dhe këtu nuk bëhet më fjalë vetëm për perceptim. Mjafton të shihet rasti i Ilir Metës, ku SPAK e plasi në burg brenda 112 ditëve.

Më 9 tetor 2024 SPAK iu drejtua GJKKO-së për masë sigurie. Më 20 tetor Gjykata vendosi “arrest në burg” dhe më 21 tetor masa u ekzekutua. Veprat për të cilat hetohej Meta përfshinin korrupsionin pasiv, pastrimin e produkteve të veprës penale dhe mosdeklarimin ose deklarimin e rremë të pasurisë.

Për të njëjtat vepra akuzohet sot dhe Belinda Balluku. Sepse drejtësia nuk matet vetëm me numrin e njerëzve që fut në qeli. Matet edhe me koherencën e standardeve që përdor.

Dhe ajo që vë më shumë në dyshim është fakti se kur SPAK përdor dy standarde për politikanët ku vëmendja është e lartë, a mendoni sesa standarde përdoren për qytetarët e thjesht?! / Voxnews

The post Dosja e zezë e Ballukut/ Nga sekuestrimi i vilave tek rëndimi i akuzave, pse SPAK nuk po e kalon “marshin e dytë” për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme