Dosja “Partizani”/ Nis seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën, dhëndrin e tij e 3 të pandehurit e tjerë! Kreu i PD-së përfaqësohet nga avokatët, ç’ pritet të ndodhë

Seanca paraparake në GJKKO për Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e dosjes “Partizani”, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, sapo ka nisur.


Kreu i PD-së nuk është paraqitur në gjyq, por është përfaqësuar nga avokatët e tij.

Përfaqësuesit ligjorë pretendojnë pavlefshmëri të njoftimeve për të pandehurit.

Do të jetë gjykatësja paraprake Flojera Davidhi ajo që do të vendosë mbi fatin e çështjes.

Tre janë mundësitë, ose do të nisë gjykimi i çështjes, ose do të kthehet pas, ose çështja pushohet.

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv”, Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv”, ndërsa Begeja për “Pastrim parash”.

Sa i përket financieres Andia Pustina, edhe ajo përballet me akuzën “Pastrim parash”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme