Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Sali Berishën, zbulohet arsyeja! Ja data kur do zhvillohet procesi gjyqësor

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, është shtyrë për në datën 4 prill 2025.


Arsyeja e kësaj shtyrje vjen për shkak se Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dorëzuar me shkrim kundërshtimet mbi pretëndimet e të pandehurve, gjë për të cilën avokatët kanë kërkuar kohë për t’u njohur me këto kundërshtime.

Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.

Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin Partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme