Një tjetër provë e paraqitur nga prokurori Besim Hajdarmataj në përballjen gjyqësore me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë rasti i peshkarexhës që ka qenë në pergjim, me emrin Fatima.
Gazetari i “Panorama” raporton se sipas Hajradmatajt, peshkarexha ka hyrë e pakapur nga radarët, me përjashtim të Porto Palermos, por pas verifikimit nga oficeri sot në hetim, Sokol Bode, u raportua se ishte gjithçka në rregull.
Akuza ka kerkuar sot edhe verifikim te ngritjes ne detyre nga ana e Tahirit te Sokol Bodes.
Hyrja e peshkarexhës dhe mbushja me drogë
Në maj të vitit 2015 ka hyrë në ujërat shqiptare gjatë natës kjo peshkarexhe dhe gjithë radarët kanë qenë të fikur përveç radarit të Porto Palermos, e ka kapur dhe ka njoftuar postën kufitare në Dhërmi dhe Himarë që të gjejnë kontakt dhe të shohin nëse ka leje. Shefi i Postës ka qenë ish-shefi në hetim, Sokol Bode.
Ai ka çuar policinë dhe ka njoftuar qendrën e radarëve që peshkarexha nuk ka probleme.
Madje, sipas prokurorit iu është thënë se nuk është peshkarexha Fatima, por peshkarexha Rozeta.
Hajdarmataj thotë se peshkarexha aty ka marrë karburant dhe drogë dhe është nisur në Itali. Nga hetimet doli që ishte Fatima në portin e Himarës dhe u ngarkua me 800 kg drogë dhe u kap në Itali në kthim.
Nga përgjimet brenda në peshkarexhë, rezulton se personat edhe pse ishin të frikësuar janë garantuar nga Moisi Habilaj u ka thënë mos kini problem se e kemi policinë me ne, kujdes mos kaloni nga ujërat greke se na merr lumi.