Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi është paraqitur sot (24 maj) rreth orës 10:00 në Prokurorinë e Posaçme SPAK për dosjen Xibraka, për të cilin ai ka kërkuar riçeljen e fraksionit të pushuar.
Pas marrjes në pyetje për pak minuta, Bardhi u shpreh për mediat se sot ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.
Ai theksoi se ka rikonfirmuar të dhënat e denoncimit të tij dhe se ajo që ka kërkuar “është rihapja e këtij procedim, se ishte harruar, ndërkohë që persona të përfshire sipas gjykatës ishin cilësuar si të paidentifikuar dhe nuk kanë marrë përgjegjësinë.”
Bardhi: Siç jeni në dijeni ne 29 mars pas një denoncimi nga selia e PD, gjithçka kam denoncua mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të kryeministrit, Olsi Rama në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK. Jam njoftuar se pas informacionit nga ana ime, dosja është rihapur, ka rinisur hetimet për identifikimin e personave që ishin të paidentifikuar. Kam rikonfirmuar të dhënat e denoncimit tim. Seanca e marrjes në pyetje ishte nëse kisha gjë për të shtuar, isha në dijeni të personit që ka dijeni. Ajo që unë kam kërkuar është rihapja e këtij procedim, se ishte harruar, ndërkohë që persona të përfshire sipas gjykatës ishin cilësuar si të paidentifikuar dhe nuk kanë marrë përgjegjësinë.