Dosja “Xibraka”/ SPAK pezullon hetimet, rrëzohen pretendimet e Gazment Bardhit! Prokuroria e Posaçme: Nuk ka asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës

Prokuroria e Posaçme ka pezulluar hetimet për dosjen “Xibraka” dhe ka njoftuar se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, nuk është i implikuar në këtë çështje.


SPAK argumenton se nuk janë gjendur prova të përfshirjes së Ramës në aktivitetin kriminal të prodhimit apo trafikimit të lëndëve narkotike.

Ka qenë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi ai që akuzoi vëllain e kryeministrit të ishte pjesë e aktivitetit kriminal.

Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.
Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë.”, njofton SPAK.

Pezullimi i hetimeve sipas nenit 326 të Kodit Procedural Penal ndodh kur janë kryer të gjitha veprimet e mundshme nga ana e prokurorëve, si dhe kur nuk janë identifikuar autorët e veprave penale.

Dosja i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve.”, përfundon në njoftim SPAK-u.

NJOFTIM I SPAK-ut:

Në përgjigje të kërkesave tuaja:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, të regjistruar pas rifillimit të hetimeve të pezulluara të procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016. Ky procedim lidhej me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”, të parashikuara në nenet përkatëse të Kodit Penal.
Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.
Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë.
Në përputhje me nenin 326 të Kodit të Procedurës Penale, më datë 23 dhjetor 2024, është vendosur pezullimi i hetimeve për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, pasi autorët e tjerë të veprave penale nuk janë identifikuar. Dosja i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme