“Dosje të rreme dhe dënime pa gjyq!”- Erion Veliaj reagon sërish nga burgu: Nuk e fshin dot kush punën që kemi bërë në Tiranë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke thënë se dosja e hetimit të tij është e rremë dhe se mbahet në burg pa gjyq.


Në Facebook, Veliaj ka publikuar disa pamje nga pazari i ri, ndërsa thekson se askush nuk mund të fshijë punën që është bërë në Tiranë.

“As me dosje të rreme, as me dënime pa gjyq, askush nuk mund ta fshijë super punën që kemi bërë në Tiranë, si këtu në Pazarin e Ri, që 8 vjet më parë e kthyem në identitet dhe në vendin më të vizituar nga turistët. Forca!”, shkruan Veliaj.

Gjatë paradites, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Veliaj thotë se ai akuzohet për vepra penale që dënohen deri në 27 vite burg.

“Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria”, shkruan Veliaj.

Kryetari i bashkisë thotë se ai ishte në Gjermani në ditën e bastisjes dhe se u kthye menjëherë. Veliaj tha se ai udhëtoi edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe se sërish u kthye.

“E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?”, shkruan Veliaj.

LEXO EDHE: “Akuzohem për vepra penale që dënohen deri në 27 vite burg”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Unë as që e mendoj të iki! Isha në Gjermani ditën e bastisjes! Udhëtova 2 herë në SHBA dhe u ktheva

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme