Të nderuar Vëllezër dhe Motra 29 tetori është një ditë historike për shqiptarët e Maqedonisë, por edhe për fatin e Maqedonisë në përgjithësi. 29 tetori është dita kur shqiptarët do të mbrojnë indin e tyre politik në Maqedoni nga ata që e institucionalizuan vasalitetin politik. Është dita kur do të përkrahet “Aleanca me BESË” apo do të mbesim edhe më tutje në duart e politikanëve që përkrahen edhe nga Zaevi edhe nga Lube Boshkovski, vetëm që ta shpëtojnë lëkurën e tyre politike. 29 tetori është dita kur vendosim për fatin e fëmijëve tanë, është dita kur të gjithë shqiptarët duhet t’i japin rast brezave të ri dhe pa hipoteka në politikë të cilët mendojnë dhe veprojnë shqip – është koha e Aleancës me Besë!