Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun thotë se formimi i listës së avokatëve mbrojtës dhe viktimave të Këshillit të Specializuar në Prishtinë do të përfundojë për dy deri tre muajt e ardhshëm dhe se akuzat e para të Gjykatës Speciale duhet të priten më pas.
Ai beson se padia e parë do të jetë më e rëndësishmja për punën e Këshillit të Specializuar dhe Prokurorisë Speciale në Prishtinë dhe sipas tij ” kjo do të jetë një padi e madhe kundër Grupit të Drenicës të kryesuar nga Hashim Thaçi”.
Një ditë më parë, Gjykata Speciale ka ftuar avokatët të paraqiten për të hyrë në listën e mbrojtësve të të akuzuarve dhe viktimave, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Sipas njoftimit nga kjo gjykatë, direktiva për Mbrojtësit përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve.
Aty thuhet se vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej Administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash.