Arrestimi i Bogdan Mitroviqit në Mushtisht të Suharekës është një shembull i frikësimit dhe mesazheve për serbët e dëbuar që të mos kthehen në Kosovë.
Kështu ka thënë Milovan Drecun, kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën i cili vlerëson se BE duhet të përfshijë edhe një zyrtar tjetër të lartë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Ky është një shembull i frikësimit klasik në një mjedis që është pastruar etnikisht mizorisht nga popullata serbe dhe ky është një mesazh për të gjithë – mos u ktheni në vendet nga të cilat jeni dëbuar”, tha Drecun për RTS, transmeton Klan Kosova.