Drecun: Thaçi u dërgoi ndërkombëtarëve një porosi, me iniciativën për shfuqizimin e Speciales

Kryetari i Komitetit parlamentar serb për Kosovë, Milovan Drecun, ka thënë se iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale ka qenë “plan i menduar mirë i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe miqve të tij”.

Sipas tij, plani i tyre ka qenë dërgimi i një porosia ndaj bashkësisë ndërkombëtare se mund ta destabilizojnë gjendjen në Kosovë nëse UÇK akuzohet për krime lufte.

“Me këtë hap, [Hashim] Thaçi ua hodhi dorezën në fytyrë Washingtonit dhe Brukselit, sepse janë pikërisht këto qendra të fuqishme që ndikuan në miratimin e ligjit përmes së cilit u formua kjo Gjykatë Speciale”, ka thënë Drecun për televizionin publik serb dhe ka shtuar se kjo iniciativë ka treguar “frikën reale” të Thaçit dhe udhëheqësve tjerë të UÇK-së se mund të jenë pjesë e listës së të akuzuarve të Speciales, transmeton Koha.net.

Ai ka kujtuar se peticioni për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale është nënshkruar nga 16 mijë veteranë dhe ka shtuar se kjo është fuqia me të cilën establishmenti në Kosovë kërcënon “veçanërisht pjesën perëndimore të bashkësisë ndërkombëtare”.

“Do t’i ngremë në këmbë ata 16.000 ish-terroristë që mund të bëjnë gjithçka, nëse ne akuzohemi – kjo është porosia e tyre”, është shprehur Drecun.

Drecun deklaroi se Komisioni që i drejton i ka dërguar Gjykatës Speciale të dhënat e mbledhura për “krimet e UÇK-së”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme