Drejt zgjedhjeve me subjekte të “traumatizuara”

Brenda dy muajsh vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, nën motivin zyrtar të partive kryesore në pushtet se duhet shpërndarë legjislaturën, e cila nuk merr vendim për t’ia hequr izolimin vendit. Edhe opozita i do zgjedhjet, por do që ato të jenë rezultat i shkarkimit të Qeverisë.

Të tilla zgjedhje do t’i gjenin shumicën e subjekteve politike në “trauma” të brendshme. PDK-ja e ka ndërruar lidershipin dhe prej pasluftës, për herë të parë ajo i del elektoratit pa u prirë nga Hashim Thaçi, shkruan sot “Koha Ditore”.

LDK-ja, ndërkaq priret nga një lidership i kontestuar, meqë Mustafa është kritikuar ashpër për koalicionin me PDK-në, shkaku se ai ishte ngritur në majë të LDK-së, pikërisht për shkak të diskursit të ashpër që kishte kundër kësaj partie.

Në anën tjetër, LVV-ja për herë të parë do të garojë si parti politike, pas shumë vitesh të funksionimit si lëvizje qytetare

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme